Kompania e dytë hungareze e Batalionit Rezervë Taktik Kinetik (KTRBN) në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, ka përfunduar me sukses dislokimin e saj në Kosovë.
KFOR-i njofton se KTRBN përfaqëson një kapacitet të rëndësishëm operativ, përfshirë kontrollin e turmave dhe trazirave (CRC), shoqërimin e kolonave, mbikëqyrjen, zbulimin, ndihmën për popullatën dhe detyra të tjera të këmbësorisë, që garanton gatishmërinë e KFOR-it dhe aftësinë e tij për të reaguar shpejt dhe me efektivitet ndaj zhvillimeve relevante të sigurisë.
Që nga viti 1999, kontingjenti hungarez ka qenë një kontribues kyç në misionin paqeruajtës të KFOR-it.
“Ky dislokim shënon rotacionin e 33-të të kontingjentit hungarez dhe përbën një dëshmi të prekshme të përkushtimit afatgjatë të Hungarisë në mbështetje të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.