By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mësimi tërëditor edhe shkollën ‘Ali Kelmendi ‘ në Barilevë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mësimi tërëditor edhe shkollën ‘Ali Kelmendi ‘ në Barilevë
Lajme

Mësimi tërëditor edhe shkollën ‘Ali Kelmendi ‘ në Barilevë

Kosova Times
Last updated: 2025/09/13 at 9:16 PM
Kosova Times Published September 13, 2025
Share
SHARE

Në Barilevë të Prishtinës, shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Ali Kelmendi” ka nisur një fazë të re mësimore. Me rreth 320 nxënës, nga klasa e parë deri në të nëntën, ajo është njëra nga shtatë shkollat që këtë vit shkollor po zhvillon mësimin tërëditor.

Është shkolla fillore e mesme e ulët “Ali Kelmendi” në fshatin Barilevë të komunës së Prishtinës, e cila tash e dy javë ka hyrë në një proces të ri shkollor. 320 nxënës nga klasa e parë deri në të 9-tën, kanë kaluar në fazën e re, atë të mësimit tërëditor.

Në njërën prej klasave, me gjithsej 11 nxënës, mësuesja tregon për përvojën e dy javëve të para. Sipas saj, zgjatja e orarit dhe kombinimi i mësimit me aktivitete të ndryshme po krijon përvojë pozitive për nxënësit,.

“Sa po shohim deri tash është duke pasur impakt pozitiv te nxënësit. Po kënaqen shumë, po vijnë në mësim prej orës 8:30 pastaj po i përfundojmë 2 orë dhe shkojmë të ushqehemi. Duke diskutuar me nxënës të tjerë po kalojmë kohë të bukur dhe pastaj sërish po i kthehemi mësimit dhe deri tani po vazhdon gjithçka si duhet. Po shpresoj që edhe më tutje do të pajisemi me resurse të nevojshme për me e zhvillu këtë pjesë të mësimit tërëditor, ndoshta me SMART Tabela ose çka do që DKA-ja e parasheh të nevojshme edhe besoj që na e kishin lehtësu punë edhe më tepër dhe orët do të kishin qenë shumë më atraktive për nxënësit. Por deri tash po mundohemi që qeto që i kemi në dispozicion me i shfrytëzu maksimalisht që me e nxjerr më të mirën prej nxënësve. Deri tash po shohim impakt pozitiv tash te shohim tutje dhe po shpresojmë që vazhdon njëjtë”, tha Diellza Abdullahu Rexha, mësuese klasore.

Por, sipas saj, procesi mbetet edhe sfidues.

“Normal që është sfiduese se kur përballemi me dicka të re është pak më ndryshe dhe mund të përballemi me vështirësi, por fatmirësisht deri tash gjithçka është duke shkuar mirë. Kemi pas dilema tek pjesa e planifikimit të këtyre aktivitetetve sepse nuk i kemi has pak me herët dhe tek pjesa tjetër se si po e presin nxënësit, se si po e pret komuniteti dhe apo kanë vështirësi nxënësit me u adaptu, por fatmirësisht deri tash është duke shkuar si duhet dhe po shpresojmë që njëjtë ka me vazhdu edhe më tutje”, tha ajo.

Drejtoresha e shkollës, Bedrie Pireva Shala, thotë se procesi është pritur mirë nga nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit.

“Kemi aktivitete, cikli ulët kanë pranuar mësimdhënësit të jenë me nxënësit e tyre, kanë aktivitete të ndrsyhme, ato shkojnë sipas planit që kanë caktu, mësimdhënësi. Kanë lojëra të ndryshme. Poashtu te cikli i lartë, i kemi formuar klubet ku mësimdhënësit e ciklit të lartë vazhdojnë tute më pas edhe në orën 7 dhe 8. Pra, orari mësimorë është 8:30 dhe mbaron në orën 15:20”, tha ajo.

Ajo thekson se një pjesë e pajisjeve ende mungojnë.

“Tek materialet që ende një pjesë janë sjellë, një pjesë pritet shumë shpejt të sjellën. Për shembull janë mjetet didaktike, ulëset, televizorët statike por ato shumë shpejt vijnë”, tha ajo.

Përveç Barilevës, në fazën e dytë të këtij projekti janë përfshirë edhe gjashtë shkolla të tjera, pesë prej të cilave në fshatrat e komunës së Prishtinës. Aktualisht, janë gjithsej 12 shkolla që zhvillojnë mësim tërëditor.

You Might Also Like

Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen

Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para

Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë

Kosova Times September 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sulmet nga qentë endacakë kthehen në shqetësim serioz për qytetarët

Kosova Times Kosova Times October 6, 2024
Rreth 90 për qind e konsumatorëve në Porto Riko janë sot pa energji elektrike
Sveçla për sulmin ndaj Trump: Kërcënim serioz ndaj demokracisë
Fundjava e fundit e verës kryesisht me diell
Traditën e Ramazanit në Kosovë ndajeni me ne, shkruan Ambasada amerikane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?