Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 25-29°C. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.
Ndërkohë, të dielën moti parashikohet të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje të përcjella me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 25-29°C. Do të fryjë erë nga veriperendimi, me shpejtësi 1 deri 6m/s.