Dy raste të “vrasjeve në tentativë” janë regjistruar në 24 orët e fundit në dy raste të ndara, në Prishtinë dhe Vushtrri.
Sipas policisë, në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.
Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë, ndërsa është njoftuar edhe prokurori. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente policore.
Ndërkaq në Vushtrri raportohet se dy të dyshuar pas një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Sipas njoftimit të policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.