Ai ka thënë se besimin qytetar do ta nderojnë me punë e përgjegjësi.

“Në 30 ditët në vijim, do të na shihni në secilën lagje të Prishtinës, me zgjidhje konkrete që i adresojnë problemet e secilit prej nesh. Këtë besim të madh qytetar do ta nderojmë me shumë punë e me shumë përgjegjësi, dhe nuk ka asgjë që e ndal vendosmërinë tonë për Prishtinën funksionale. Faleminderit Prishtinë, shihemi në lagjet tuaja! Hajde ma gjallë, mos rri anash”, ka shkruar kandidati i PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili