“Me sy e me zemër sot në Hagë, ku me mijëra qytetarë e bashkatdhetarë, nga çdo cep i atdheut dhe i botës, u ngritën si një trup i vetëm për të protestuar për drejtësi. Për të mbrojtur çlirimtarët tanë dhe luftën tonë të shenjtë për liri. Kosova nuk i harron bijtë e saj!”, ka shkruar Krasniqi n♪7 Facebook.

Protesta u organizua në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me aktakuza në Tribunalin Special me seli në Hagë. Organizatorët e protestës deklaruan se qëllimi i saj ishte dërgimi i një mesazhi të qartë për botën: se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme për lirinë e popullit të Kosovës.