Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë identifikuar dhe arrestuar më 14 shtator 2025 një person të dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë, e cila kishte ndodhur një ditë më parë në Vushtrri.
Sipas hetimeve, më 13 shtator 2025, pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur tri gëzhoja.
Nga veprimet hetimore janë identifikuar dy persona të dyshuar. Njëri prej tyre është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një armë zjarri me pesë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetuesit policorë po vazhdojnë hetimet për arrestimin e personit tjetër të dyshuar.