“Shaipi, një personalitet me integritet, përvojë e përkushtim të dëshmuar, është gati ta udhëheqë Kamenicën drejt zhvillimit. Krahas tij është edhe ekipi prej burrave e grave profesionistë për Kuvendin Komunal, të cilët do të jenë zëri i qytetarëve dhe garantuesit e një qeverisjeje transparente e vizionare”, tha ai.

Kryetari Abdixhiku theksoi se këto zgjedhje nuk janë të rëndësishme vetëm për Kamenicën, por për gjithë Kosovën. “Sepse vota për Lidhjen Demokratike është votë që i jep fund populizmit e dështimit, që ndal gjuhën e urrejtjes dhe sjell zhvillim, dinjitet e një të ardhme evropiane,” tha ai.

Edhe Shaip Surdulli kandidat i LDK-së për kryetar të Kamenicës, premtoi se me fitoren e tij kjo komunë do të transformohet dhe bëhet model i zhvillimit në të gjitha fushat e vecmas në infrastrukturë.

Ne kete tubim u prezantuan edhe kandidatët për asamblenë komunale të Kamenicës nga LDK.