By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 nëntor
November 2, 2025
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Korridori Adriatik-Alpe, ende nuk është finalizuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Korridori Adriatik-Alpe, ende nuk është finalizuar
Lajme

Korridori Adriatik-Alpe, ende nuk është finalizuar

Kosova Times
Last updated: 2025/09/15 at 10:08 PM
Kosova Times Published September 15, 2025
Share
SHARE

Ndonëse është hedhur si ide, ndërtimi i korridorit Adriatik-Alpe përgjatë Luginës së Drinit, as pas dy dekadave nuk është finalizuar. Ky projekt i përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, vlerësohet madhor për zhvillimin mbarë-shqiptar, krahas Rrugës së Kombit.

 

Pavarësisht asaj se Qeveria e Kosovës pati kryer punët e saj, punimet e palës shqiptare ecën me rritëm të ngadaltë. Ekspertët e fushës kanë nënvizuar se ky korridor, me rreth 150 km gjatësi, kap vlerën prej rreth 260 milionë eurosh.

Projekti për ndërtimin e korridorit Adriatik-Alpe përgjatë Luginës së Drinit, i cili është konsideruar si një ndër veprat madhore për zhvillimin gjithë-shqiptar, krahas rrugës së kombit, nuk është finalizuar as 20 vitesh pas hedhjes së idesë së parë nga përfaqësuesit e shoqatës ?Drini? Gjakovë-Shkodër.

Në fakt, në këtë projekt të përbashkët, Qeveria e Kosovës pothuajse e pati kryer punën e saj, ndërsa në pjesën tjetër, punimet nga qeveria në Shqipëri janë duke ecur me ritëm shumë të ngadalshëm.

Banorët e komunës së Gjakovës dhe të komunave të tjera përreth, me padurim e kanë pritur përfundimin e kësaj rruge, siç thonë ata, të zhvillimit.

“Ky projekt do të kishte rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në përgjithësi të veriu shqiptar, mirëpo deri më sot nuk është realizuar. Banorët e të dy anëve do të kishin përfitime edhe ekonomike edhe kulturore duke pas parasysh se fatmirësisht tash kombi shqiptar është I bashkuar dhe nuk besoj se do të ketë pengesë për realizimin e këtij projekti”, tha Hysni Ademaj, banor nga Ponosheci.

“Është vonuar shumë, sikur të ishin dy qeveritë edhe njëra edhe tjetra faktikisht të interesuara me shpirt, në nivelin e përgjegjësisë që iu ka takua do të ishte harru. Korridori Adriatik Alpe përfshinë edhe hekurudhën që është menduar prej atëherë edhe në çdo dokument është kërkesa që krahas rrugës të bëhet edhe hekurudha. Por fatmirësisht për hekurudhën kanë lëvizur gjërat dhe po shpresojmë që shumë shpejt ka me ndodhë kjo”, tha Halil Ahmeti, kryetar i Shoqatës Drini Gjakovë Shkodër.

Në 20-vjetorin e themelimit të shoqatës “Drini”, Gjakovë-Shkodër, është risjellë në vëmendje ky projekt kaq jetik për zhvillimin ekonomik të veriut shqiptar dhe të komunave të Rrafshit të Dukagjinit me theks të veçantë.

“Koha kaloi, vjetet rrjedhin njëri pas tjetrit por edhe aktivitetet e shoqatave simotra ?Drini? vërshuan si kurrë ndonjëherë në historinë e dy qyteteve, takime te herëpashershme me qeveritarët në Tiranë e Prishtinë. Sot pas 20 vjetëve na duket e pabesueshme atë cka kanë mundur të realizojnë këto dy shoqata me forcat e veta financiare sepse për çudi e keqardhje kurrë nuk e patën ashtu si duhet mbështetjen e pushteteve lokale respektive, veprim që nuk nderon vepruesit lokalë por keqardhja shtohet kur konstatojmë se ky lloj qëndrimi frenues dhe negativ për forcimin e lidhjes mes shqiptarëve ende vazhdon”, tha Filip Guraziu, Shkodër.

Sipas ekspertëve të fushës, studimi dhe fizibiliteti i rrugës përgjatë korridorit Adriatik-Alpe, me rreth 150 km gjatësi, sipas hartuesve të projektit, kap shumën rreth 260 milionë euro

You Might Also Like

Rama: Të rinjtë tanë që na bëjnë krenarë në Lojërat Olimpike të Robotikës

Begaj në Kajro: Vlerësim për miqësinë shqiptaro-egjiptiane

SPERTK paralajmëron protestë

Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçar në Prishtinë

Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm urologun Lutfi Dervishi Edina Avdiu /RTK

Kosova Times September 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Presidentja Osmani kërkon rritje të bashkëpunimit dhe përkrahje nga Liga Arabe

Kosova Times Kosova Times September 23, 2022
Murati reagon pas kërkesës së presidentes për pezullimin e tarifave me SHBA
Rrahmani shënon golin debutues te Kosova, 3:0
Rusia sulmon Ukrainën me raketa nga Deti i Zi
Zelensky njofton per arrestimin e te dyshuarit te vrasjes se ish kryeprlamentarit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?