James Rubin, ish-zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, gjatë luftës në Kosovë ishte një nga zërat kryesorë që shpjegoi qëndrimet amerikane para, gjatë dhe pas ndërhyrjes së NATO-s.
Për mbrojtjen e pastërtisë së Luftës së UÇK-së, Rubin kishte folur edhe 26 vite më parë, ashtu siç po e bën sot në dëshminë e tij në Gjykatën Speciale. Ai mbetet një nga zërat më të rëndësishëm që sqaroi qëndrimet e SHBA-së dhe mbështeti të drejtat e shqiptarëve të Kosovës.
James Rubin ishte Zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe një nga zërat kryesorë të politikës amerikane gjatë luftës në Kosovë. Ai luajti një rol kyç në komunikimin e qëndrimeve të SHBA-së dhe NATO-s para, gjatë dhe pas ndërhyrjes ushtarake në Kosovë.
Edhe para 26 vitesh, Rubin kishte deklaruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe se nuk kishte qëllime për të larguar serbët nga Kosova.
“Ne nuk besojmë se ekziston një politikë e koordinuar e udhëheqjes shqiptare të Kosovës për të përzënë, deportuar, vrarë në masë apo përdhunuar civilë serbë, siç ndodhi me serbët. Nuk kemi asnjë provë për një politikë të tillë”, tha Rubin.
Kjo deklaratë ishte një qartësim i rëndësishëm i qëndrimit të Shteteve të Bashkuara, duke dalluar përgjegjësinë e palës shqiptare dhe duke përgatitur terrenin diplomatik për ndërhyrjen e NATO-s.
Në një konferencë tjetër, Rubin theksoi se SHBA nuk do të lejonte që të përsëritej rasti i Bosnjës.
“Pika është e thjeshtë: nuk kemi shumë zgjedhje kur përballemi me një diktator brutale si ky. Ne mund të rrimë duarkryq dhe ta lejojmë të ndodhë për vite, siç ndodhi në Bosnje para se të vepronim, ose mund të veprojmë”, theksoi ai.
Pas përfundimit të luftës, gjatë një vizite në Kosovë, Rubin duke parë nga afër shkatërrimet dhe vrasjet që kishte kryer Serbia, deklaroi se këto ishin arsyet pse SHBA dhe NATO vepruan.
“Çfarë kemi parë në shkatërrime dhe në këto histori të tmerrshme na kujton pse Shtetet e Bashkuara dhe NATO u detyruan të veprojnë dhe pse ne vepruam për të mbrojtur Kosovën nga këto lloj shtypjeje dhe shkatërrimesh”, shtoi ai.
Rubin ishte dhe mbetet, një nga zërat më të rëndësishëm që sqaroi qëndrimet e SHBA-së dhe mbështeti të drejtat e shqiptarëve të Kosovës. Kontributi i tij diplomatike ndihmoi në legjitimizimin e ndërhyrjes së NATO-s dhe në mbrojtjen e civilëve shqiptarë.