By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’
January 2, 2026
Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre
January 2, 2026
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nisma premton ‘Malishevën Urbane’ dhe projekte të reja zhvillimore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nisma premton ‘Malishevën Urbane’ dhe projekte të reja zhvillimore
Lajme

Nisma premton ‘Malishevën Urbane’ dhe projekte të reja zhvillimore

Kosova Times
Last updated: 2025/09/15 at 10:17 PM
Kosova Times Published September 15, 2025
Share
SHARE

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar fushatën elektorale për zgjedhjet lokale në Komunën e Malishevës. Drejtuesit e këtij subjekti premtuan investime, siç thanë, për ‘Malishevën Urbane’.

 

Para kandidatëve për asamble dhe mbështetësve të vet në Malishevë, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se qytetarët e kësaj ane meritojnë zhvillim dhe përkushtim të vazhdueshëm, duke paralajmëruar edhe projekte të reja. Limaj premtoi se pas dy vitesh do të realizohet projekti i Kievës Urbane së bashku me sheshin “Adem Jashari”.

“Nëse doni të jeni të respektuar në vendlindjen tuaj, duhet të punoni për Malishevën.  Malisheva të vëzhgon sa e do vendin tënd dhe sa i shërben atij. Edhe ne kemi pasur mundësi të mos e shikonim vendlindjen, por ky burrë që ka qeverisur katër vite e ka dëshmuar përkushtimin e tij. Pas dy vitesh do të realizojmë edhe projektin e Kievës Urbane, së bashku me sheshin ’Adem Jashari’”, tha Fatmir Limaj, kryetar i Nismës.

Kandidati për kryetar të komunës, Ekrem Kastrati, gjatë shpalosjes së programit të tij qeverisës, u ka kërkuar qytetarëve mbështetjen për një mandat të ri. Ai premtoi se përmes projektit “Malisheva Urbane”, do të përmirësojë furnizimin me ujë, forcojë ekonominë, bujqësinë, sigurinë dhe mirëqenien sociale.

“Në mandatin e ri do të vazhdojmë të ndërtojmë Malishevën Urbane, duke e bërë çdo fshat dhe çdo lagje funksionale dhe moderne. Do të përmirësojmë furnizimin me ujë të pijshëm për të gjithë, do të sigurojmë shërbime shëndetësore cilësore dhe gjithëpërfshirëse, dhe do të investojmë në arsim, me shkolla dhe çerdhe më të pajisura e më funksionale”,  tha Ekrem Kastrati, kandidat për kryetar të Malishevës.

“Sot, në këtë vend, secili e ka krenarinë e vet. Angazhimi i Nismës është angazhim i partisë për Fatmir Limajn. Pas 25 vitesh rrugëtim të përbashkët, sot japim mbështetje të plotë për kandidatin tonë për kryetar, Ekrem Kastrati”, tha Halil Morina, bartës i listës.

Në përmbyllje të këtij tubimi me qytetarët malishevas, kandidati për kryetar Ekrem Kastrati prezantoi edhe 30 kandidatët e Nismës për Asamblenë Komunale, për zgjedhjet e 12 tetorit.

You Might Also Like

Zelensky emëron kreun e HUR Budanov si shef të ri të stafit

I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

Një qytetar nga Ferizaj gjen para dhe i dorëzon në polici

Numërimi i votave jashtë Kosovës, KQZ proceson mbi 90% të vendvotimeve

Kosova Times September 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Mësimdhënësit dhe nxënësit po ambientohen me mësimin gjithëditor

Kosova Times Kosova Times September 14, 2024
Kuvendi i Gjilanit dështon serish të mbajë seancën e rregullt
Në Korenë e Jugut, numri i të porsalindurve në vitin 2023 është më i ulëti që nga viti 1970
Aeroplani Su-27 u rrëzua mbi Krime
Kurti: Miqësia me Malin e Zi ka histori të pasur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?