Gjithashtu, policia në Prishtinë ka njoftuar se përgjatë javës që lamë pas në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  187 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 75 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime.

“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë treguar se janë shqiptuar 4mijë e 653 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre, thotë policia, 852 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.