Spektakli më i madh u pa në Torino, ku Juventusi dhe Borussia Dortmundi u ndanë me barazim dramatik 4-4.

Në këtë sfidë debutoi edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili kontribuoi në golin e katërt të bardhezinjve.

Dortmundi disa herë kaloi në epërsi me golat e Adeyemit, Nmechës, Coutos dhe Bensebainit, ndërsa për Juventusin shënuan Yildiz, dy herë Vlahovic dhe Kelly në minutat shtesë, duke i dhënë torinezëve një pikë të çmuar.

Fitore ka shënuar Real Madridi, që mposhti Marseille-n 2-1, falë dy golave të Kylian Mbappes, ndërsa Tottenham debutoi me sukses duke mundur Villarrealin 1-0. Befasia e mbrëmjes erdhi nga Qarabag, që triumfoi në Lisbonë ndaj Benficas me rezultatin 3-2.