Një rast dhune në familje është raportuar të dielën mbrëma në Pejë. Policia ka arrestuar një të dyshuar, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

 

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar si “dhunë në familje”.