Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, tha për RTKlive se sot rreth orës 19:00,  Policia ka pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën ‘Zija Shemsiu’ në Prishtinë.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes”, tha ai.