I dyshuari, me inicialet Ç. B., shtetas i Republikës së Kosovës, ishte identifikuar pas hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas policisë, ai dyshohet se më 18 gusht 2025 kishte hedhur një shishe me lëndë ndezëse në një market në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut.

Bëhet e ditur se as arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor.