Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Leposaviq, i dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit, i dyshuari, pas një mosmarrëveshjeje dhe nën ndikimin e alkoolit ka kanosur një bashkëqytetar.
Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e tij, ku janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, 46 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 90 plastika patrona-fishekë gjuetie dhe një maskë gazi, thuhet në njoftimin e PK-së.
Bëhet e ditur se pas procedurave të nevojshme, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.