Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe Thomas Busch, Këshilltar Kryesor Politik i Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun, biseduan për bllokadën institucionale në vend dhe zhvillimet politike në Kosovë e rajon.
Haradinaj ka njoftuar se bisedën e kanë bërë në një takim që kishin.
“Shpreha përkushtimin e Aleancës për të dhënë kontribut aktiv në tejkalimin e kësaj situate dhe rikthimin e vendit drejt kursit euro-atlantik”, ka shkruar ai në Facebook.
Po ashtu, ata diskutuan për sfidat dhe perspektivën e integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar rolin e BE-së në këtë proces strategjik.