Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të premten ka mbajtur tubim elektoral në Llabjan të Novobërdës (Artanës). Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Artana meriton gjallëri e reformë përmes kandidatit të tyre, Ajet Avdyli. Haradinaj premtoi përkrahjen e tij për këtë zonë
“Te Ajeti kam hetuar edukatën e tij nga Zvicra. Është diçka e re ndryshe”, tha Haradinaj.
Kandidati i AAK-së për kryetar të Artanës, Ajet Avdyli ta se plan-programi i tyre është një vizion i hartuar nga ekspertë të mirë të të gjitha fushave, të cilin e kanë ndarë në tri pjesë. Vizion politik, zhvilimor dhe social kulturor.
Ajet Avdyli kandidat i AAK-së për kryetar të Artanës tha se me vizion zhvillimor, zhvillimi turistik, e ardhmja jonë vije me projekt të detajuar i titulluar “Dritë e shpresë”.
“Vizioni socio kulturor parasheh mirëqenie e zhvillim në kulturë”, tha Avdyli.
Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët e AAK-së për asamblenë komunale të Artanës.