By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata hodhi poshtë padinë e Trump kundër New York Times: “Ka 85 faqe, kjo është shumë”
September 19, 2025
Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbeturinave në zonën e Casertës lë tre të vdekur
September 19, 2025
PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj
September 19, 2025
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës
September 19, 2025
Kiçmari: Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Osaka Expo 2025
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Flutura Açka, Shaban Sinani dhe Aleksandër Çipa nderohen me çmimin prestigjioz “Sami Frashëri”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Flutura Açka, Shaban Sinani dhe Aleksandër Çipa nderohen me çmimin prestigjioz “Sami Frashëri”
KulturëLajme

Flutura Açka, Shaban Sinani dhe Aleksandër Çipa nderohen me çmimin prestigjioz “Sami Frashëri”

Kosova Times
Last updated: 2025/09/19 at 6:04 PM
Kosova Times Published September 19, 2025
Share
SHARE

Gjatë një ceremonie mjaft të veçantë të zhvilluar sot në qytetin e Belshit, u ndanë Çmimet “Sami Frashëri” për vitin 2025, një nismë vjetore e Bashkisë Belsh, e cila synon të vlerësojë figura të shquara të letërsisë, mendimit shkencor dhe publicistikës shqiptare. Ky çmim, i mbështetur mbi një vendim të Këshillit Bashkiak të Belshit, po kthehet në një traditë të re kulturore në hartën kombëtare të çmimeve prestigjioze shqiptare.

Juria, e përbërë nga personalitete të njohura të botës akademike dhe kulturore si Prof. Viola Isufaj, Prof. Gëzim Hoxha, Studiuesi Behar Gjoka, Muzikologu Naim Gjoshi dhe kryetar jurie z. Namik Dokle, pasi shqyrtoi me kujdes kandidaturat e paraqitura, shpalli fituesit në tre kategori kryesore dhe një çmim të veçantë pas vdekjes.

Çmimi për Letërsi iu akordua znj. Flutura Açka, për vëllimin me tregime “Tulipanë të vonuar”. “Për lëvrimin me sukses të gjinisë së tregimit, duke trajtuar me origjinalitet dukuritë që kanë ngërthyer shoqërinë në dekadat e fundit, për kujdesin e rrokshëm dhe ruajtjen e njerëzores në krijimtarinë e saj.”

Flutura Açka, e cila për shkak të një angazhimi jashtë nga Kalabria, u shpreh: “Ky çmim ka një vlerë të veçantë për mua, jo vetëm për emrin që mban Sami Frashëri, një mendje e ndritur shqiptare, por edhe sepse vjen nga një vend i vogël me zemër të madhe, si Belshi. Është një nder dhe një përgjegjësi për të vazhduar të shkruaj për njeriun, për plagët dhe bukurinë e tij.”

Çmimi për Studime Albanologjike iu dha z. Shaban Sinani, për veprën “Studime antropologjike në etnokulturë”, për “Kontribut madhor në fushën e shkencave humane shqiptare, me qasje ndërdisiplinore që ndërthur antropologjinë kulturore, etnologjinë, historinë e ideve dhe letërsinë, duke ofruar një tablo të re mbi identitetin shqiptar dhe ndërveprimet e tij me hapësirën ballkanike dhe europiane.” 

Shaban Sinani tha në fjalën e tij se: “Ky çmim është një inkurajim për të gjithë ata që besojnë se identiteti shqiptar është një mozaik i thellë kulturor, që meriton të studiohet me përkushtim. Falënderoj jurinë dhe Bashkinë Belsh për këtë vlerësim që nderon punën shkencore në fushën e albanologjisë.” 

Çmimi për Publicistikë iu dha z. Aleksandër Çipa me motivacionin: “Gazetar i talentuar dhe vëzhgues skrupuloz i fenomeneve shoqërore, drejtues me profesionalizëm në media të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit dhe si kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, i përkushtuar në mbrojtjen e fjalës së lirë dhe të drejtave të gazetarëve.”

Me rastin e marrjes së këtij çmimi, Aleksandër Çipa tha se: “Ky çmim është një kujtesë se fjala e lirë është themeli i çdo shoqërie demokratike. Është një nder që vlerësimi im vjen në emër të Sami Frashërit, figurës që i dha gjuhës dhe mendimit shqiptar një dimension europian. Faleminderit Belshit që nderon kështu gazetarinë e angazhuar.” 

Çmim i Veçantë (pas vdekjes) iu akordua të ndjerit Aristir Lumezi. Motivacioni i jurisë: “Gazetar i talentuar, drejtues i përkushtuar i disa mediave, mik dhe kërkues i së vërtetës, i suksesshëm por i pabujshëm, i drejtë dhe i ndershëm, i sinqertë dhe fisnik, cilësi që karakterizuan edhe krijimtarinë e tij publicistike.”

Çmimi iu dorëzua familjarëve të tij, të cilët falënderuan me emocion për vlerësimin, duke kujtuar integritetin dhe pasionin e Lumezit për gazetarinë e ndershme.

Kryetari i Jurisë, z. Namik Dokle, nga ana e tij, në mbyllje të Edicionit të Dytë u shpreh se: “Çmimi ‘Sami Frashëri’ është një homazh për dijen, mendimin e lirë dhe përkushtimin ndaj fjalës së shkruar dhe të folur. Ne jemi krenarë që Belshi, ky qytet turistik i qetë dhe mjaft i bukur, por me frymë të thellë kulturore, i jep Shqipërisë një çmim me vlera kombëtare. Ky nuk është vetëm një event ceremonial, është një manifestim i respektit ndaj vlerave që mbajnë gjallë identitetin tonë.” Një nismë që po kthehet në traditë kombëtare.

Me këtë ceremoni, Bashkia Belsh dëshmon se edhe jashtë qendrave të mëdha urbane, kultura dhe vlerësimi i mendimit kanë vendin e tyre të nderuar. Çmimi “Sami Frashëri” po fiton gjithnjë e më shumë prestigj, duke afruar vëmendjen e opinionit publik dhe komunitetit intelektual në mbarë vendin. Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh, organizator i eventit, shprehu krenarinë që Belshi është bërë sot një strehë e vlerësimit për figurat më të shquara të mendimit, artit dhe gazetarisë shqiptare.

“Çmimi ‘Sami Frashëri’ është më shumë se një trofe, është një dëshmi e përkushtimit tonë për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore dhe intelektuale të kombit. Ky është një projekt që e nisëm me besimin se qytetet e vogla mund të bëjnë gjëra të mëdha kur kanë vizion dhe dashuri për kulturën. Falënderoj të gjithë anëtarët e jurisë, fituesit dhe çdo qytetar të Belshit që e ka përqafuar këtë nismë me krenari.” 

Në këtë event kaq të rëndësishëm ishin të pranishëm personalitete të shumë fusha të ndryshme, gjimnazistë, si edhe deputetët e Qarkut Elbasan, Arbian Mazniku dhe Ermal Elezi./ albaniaexpress.al

You Might Also Like

Madonna mezi e mban gjoksin me një fustan të prerë

Këngëtari amerikan, në makinën e se cilit u gjet trupi i copëtuar i një vajze 15-vjeçare, e përmendi emrin e saj në këngë

Promovohet libri ‘Kosovo at war’

200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

Në Prishtinë nisin Netët e Filmit Shqiptar`

Kosova Times September 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vriten dy ushtarë në Bregun Perëndimor, thotë ushtria izraelite

Kosova Times Kosova Times May 30, 2024
Zyrtari i MD-së deponon kallëzim penal kundër ministres Haxhiu dhe zëvendësit të saj Sallahut
“Bien” kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës
Qeveria kërkoi 200 miliardë rubla nga biznesi i madh për të paguar për luftën
Prokurori i Shtetit ka ngritur gjashtë aktakuza, kundër shtatë personave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?