Ndërkohë, kompania po siguron ujë të pijshëm përmes autoboteve, teksa qytetarët përballen edhe me një problem tjetër, ndotjen e ujit me mangan.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ditë më parë, ka apeluar që qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit të mos e përdorin ujin për pije deri në një njoftim tjetër, pasi vlimi nuk e eliminon manganin. Uji, sipas IKSHPK-së, mund të përdoret vetëm për pastrim dhe mirëmbajtjen e higjienës.