Mbi vendin tonë të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-2m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23 deri në 28 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Vikendi parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.