Murati, në një postim në Facebook, ka komentuar raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për të dhënat për Bruto Produktin Vendor në tremujorin e dytë (TM2) të këtij viti, duke shtuar se ky është një lajm i mirë për fundjavë.

“ASK dje ka publikuar rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor), e cila shënon 4.58%, e që krahasuar me TM2 2024 e cila ishte 4.32%, len të kuptohet se kemi përshpejtim të rritjes”, ka shkruar Murati në Facebook.

Sipas tij edhe kësaj radhe, “faktet dhe shifrat demantojnë pretendimet opozitare për kahjen ekonomike të vendit”.