Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë.

Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë. Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit do ta mbajë kjo brigadë.

Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje të përjetshme, më datën 22.09.2025 (e hënë), duke filluar nga ora 11:00, në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gllanasellë, do të bëhen homazhe për ta kujtuar dhe përkulur me respekt para veprës së tyre të pavdekshme.