KFOR njofton se komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, mori pjesë sot në një ceremoni solemne në nderim të Rreshterit të Parë Hüseyin Kutlu nga Turqia, i cili humbi jetën në Kosovë gjatë përpjekjes për të çarmatosur një pajisje shpërthyese. Ceremonia u mbajt në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë.

“Në prani të përfaqësuesve nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse në KFOR, Gjeneral Barduani kujtoi guximin dhe sakrificën e fundit të Hüseyin Kutlu, duke theksuar se përkushtimi i tij vazhdon të frymëzojë personelin e KFOR-it në misionin e tyre për të siguruar siguri dhe stabilitet në Kosovë,” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Gjeneral Barduani kujtoi se “nderimi i të rënëve do të thotë vazhdim i misionit të tyre drejt paqes dhe unitetit mes të gjitha komuniteteve në Kosovë.”