Këto broshura janë përgatitur me qëllim që t’i ofrojnë publikut informacion të qartë dhe të saktë mbi procedurat ligjore që lidhen me hyrjen dhe qëndrimin e shtetasve të huaj, si dhe mundësitë e punësimit në territorin e Kosovës.

Materialet janë të qasshme përmes faqes zyrtare të Policisë së Kosovës si dhe në rrjetet sociale zyrtare të institucionit.

Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët dhe vizitorët e huaj që të konsultojnë këto udhëzues, me qëllim të informimit të drejtë dhe respektimit të rregullave ligjore.

Broshurat mund të lexohen këtu: https://www.kosovopolice.com/…/09/DCAM_Brochure_ALB.pdf