Sot në moshën 71-vjeçare është ndarë nga jeta aktori, regjisori dhe pedagogu i shquar Enver Petrovci, një nga figurat më të mëdha të artit shqiptar.
I lindur më 28 shkurt 1954 në Prishtinë, Petrovci zhvilloi një karrierë të pasur në teatër, film dhe televizion, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me rolet e tij të fuqishme dhe interpretimet e jashtëzakonshme.
Ai ishte gjithashtu një nga themeluesit e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, ku për vite me radhë formoi breza të tërë aktorësh.
Gjatë karrierës së tij, Petrovci mori pjesë në projekte të rëndësishme të kinematografisë shqiptare dhe asa jugosllave.
Mes filmave ku ai ka lënë gjurmë sjllim më poshte opusin e madh artsitik.
2013 – O sa mirë si Gazmend Berisha
2011 – Topi ishte i nxehtë si Sakib
2010 – Lufta mbaroi si Drejtori Milić
2009 – Gomaret e kufirit si komandanti i policisë kufitare
2008 – Sekretet si Mero
2006 – Anatema si Kolonel Lilić
2005 – Djali i humbur
2003 – Lule të zeza si Nan Golemi
2000 – Kurora e Malit (Gorski vijenac) si Skender Aga
1998 – Tri palma për dy maskarenj dhe një vajzë si Skočajić
1998 – Grerëza (The Hornet) si Salih
1994 – Nekrologji
1993 – Rasti i lehtë i vdekjes si babai i Reljes
1992 – Bulevardi i Revolucionit
1992 – E mallkuar është Amerika si Pantić (segmenti “Sangarepo, ti nuk rritesh bukur”)
1991 – Jeta më e mirë 2 si Florijan Trajković
1991 – Rrethi
1991 – Ndarja
1991 – Festa në Sarajevë
1990 – Armiku seksual-partiak nr. 1 si Drndač
1990 – Baruti shurdh (Gluvi barut) si Uroš
1990 – Deputeti popullor (Narodni poslanik)
1990 – Sekulić – si polic
1990 – Stacioni i trenave të zakonshëm
1990 – Në lindje të Lindjes (East of East) si Enver Petrović
1990 – Migjeni si shkrimtari shqiptar Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni
1989–1990 – Redaksia speciale (Specijalna redakcija) si Bekteši
1989 – Hajde të dashurohemi 2 si Omer
1989 – Dielli i ndaluar (Forbidden Sun) si Lt. Ionnides
1989 – Një histori e zakonshme
1989 – Sargarepo, ti nuk rritesh bukur
1988 – Manifesti si Mbreti
1988 – Shokët (Ortači) si John Smith Fitzgerald Petrovci
1988 – Vendi i çuditshëm (The Bizarre Country) si shefi i ri i policisë
1988 – Një film pa emër
1988 – Çiklisti i fëmijëve (Dečji bić) si Rade Pajić “Pera”
1988 – Rojet e mjegullës
1987 – Gratë gjithmonë gati si Raša
1987 – Jeta në varreza si Marković
1986 – Jugovizija si nikoqir
1986 – Fermentimi (Vrenje)
1985 – Rade Vujović si Liht
1985 – Goditje e dyfishtë (Dvostruki udar)
1984 – Gjurmë të rrezikshme (Opasni trag) si Cemail
1984 – Lazari
1983 – Shkallët drejt qiellit (Stepenice za nebo) si Predrag Vučković
1982 – Rrobaqepësit e xhinseve (Krojači džinsa)
1981 – Shtatë sekretarët e SKOJ-it (Sedam sekretara SKOJ-a)
1981 – Josip Kolumbo – disa episode (1.2, 1.3, 1.4, 1.6)
1980 – Kur pranvera vonohet
1979 – Disku i mëngjesit – DJ (Jutarnji disk džokej)
1979 – Shkatërrimi (Slom) si Slobodan Dimitrijević
1979 – Por ti qëndron mbi lumin e madh (Ti međutim stojiš na velikoj reci)
Për kontributin e tij të madh, ai u nderua me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, duke mbetur përgjithmonë një ikonë e kulturës shqiptare.
Pas lajmit për vdekjen e Petrovcit ka reaguar Tetari Kombëtar i Kosovës, i cili u shpreh ngushëllime familjarëve dhe gjithë komunitetit të artistëve. Ndërsa lidhur me ceremoninë e varrimit dhe mbledhjen komemorative do të bëhen të ditura në ditët në vijim.