Në nderim të jetës dhe veprës së aktorit dhe profesorit të nderuar, Enver Petrovci, Teatri Kombëtar i Kosovës organizon homazhe nga ora 13:30 deri 15:30 dhe një mbledhje komemorative në ora 15:30 nesër në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Nën përkujdesjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakultetit të Arteve dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, në nderim të jetës dhe veprës së aktorit dhe profesorit të nderuar, Enver Petrovci, nesër, më 23.09.2025, do të organizohen aktivitetet përkujtimore në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Homazhet mbahen nga ora 13:30 deri në 15:30 dhe më pas mbledhja komemorative në ora 15:30.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 17:00, në Varrezat e Qytetit – Prishtinë.
I lindur më 28 shkurt 1954 në Prishtinë, Enver Petrovci zhvilloi një karrierë të pasur në teatër, film dhe televizion, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me rolet e tij të fuqishme dhe interpretimet e jashtëzakonshme.
Ai ishte gjithashtu një nga themeluesit e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, ku për vite me radhë formoi breza të tërë aktorësh.
Gjatë karrierës së tij, Petrovci mori pjesë në projekte të rëndësishme të kinematografisë shqiptare dhe asa jugosllave.