By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Skënderbeu, figurë përbashkuese për të gjithë shqiptarët
January 17, 2026
Shkencëtarët: Toka ka gjashtë, jo shtatë kontinente
January 17, 2026
Trump vendos tarifa për 8 vende evropiane. Reagimet po vijnë: “Nuk do të na shantazhoni”
January 17, 2026
Tërhiqet Bekë Berisha, KB Prishtina së shpejti me UD kryetar të ri
January 17, 2026
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
January 17, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë për vjedhjen e mbi 3 kg ari në Prizren
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Aktakuzë për vjedhjen e mbi 3 kg ari në Prizren
Uncategorized

Aktakuzë për vjedhjen e mbi 3 kg ari në Prizren

Kosova Times
Last updated: 2025/09/23 at 4:12 PM
Kosova Times Published September 23, 2025
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.H., i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga 23 qershori 2025, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje e rëndë e mbetur në tentativë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Sipas aktakuzës, më 12 janar 2025, rreth orës 03:40 të mëngjesit, i pandehuri Sh.H. nga fshati Greme, Komuna e Ferizajt, në bashkëkryerje me shtetasin bullgar V.G., kanë kryer një grabitje të organizuar në argjendarinë “G” në Prizren.

“Të maskuar dhe të pajisur me mjete të përshtatshme për vjedhje, ata kanë çaktivizuar sistemin e alarmit dhe kanë depërtuar me forcë në lokal, duke marrë rreth 3 kg ari 14 karatësh, një pesë-lirësh, dy lira floriri, disa hallka dore, një kilogram argjend dhe një peshore. Vlera e përgjithshme e dëmit të shkaktuar është vlerësuar në rreth 195,000 euro. Pas kryerjes së veprës penale, të dy të pandehurit janë kthyer në Ferizaj, në shtëpinë e Sh.H”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, po atë natë, të pandehurit kanë tentuar të kryejnë edhe një grabitje tjetër në argjendarinë “S.G.” në Prizren. Ata kanë hyrë me forcë në objekt, por nuk kanë arritur të hapin kasafortën dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ky veprim është kualifikuar si “Vjedhje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Ndërkohë, më 23 janar 2025, në rrugën “Mbreti Pirro” në Prizren, Sh.H. dyshohet se ka depërtuar me forcë në një objekt privat, duke thyer xhamin dhe duke marrë një modem interneti, një pajisje DVR dhe duke dëmtuar sistemin e kamerave të sigurisë, duke kryer një tjetër vepër penale të “Vjedhjes së rëndë”.

Me ngritjen e aktakuzës, prokurori i çështjes ka propozuar që gjykata të konfiskojë pasuritë dhe mjetet e dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale, përfshirë një apartament prej 117 m² në Ferizaj, një automjet Renault Megane (ngjyrë e kaltër), një BMW/1K4 (ngjyrë e zezë), një BMW/Z3 (ngjyrë e zezë), një traktor STELS/650-ST, dhe një automjet Peugeot 308.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që, pas administrimit të provave dhe mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet dhe të dënohet në përputhje me ligjin në fuqi.

You Might Also Like

Macron dhe Meloni propozojnë bisedime me Putinin. Starmer: Unë nuk do të bëj

MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve

PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Tetë vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, kërkohet drejtësi

Kurti: Drejtësia për Reçakun mbetet detyrim moral dhe historik

Kosova Times September 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Kungulleshka Blogneze

Kosova Times Kosova Times October 9, 2024
KQZ: 73.23 për qind e votave të numëruara
Ministri polak: Moska duhet të detyrohet në bisedime paqeje, jo Kievi
Rusia sulmon nga ajri Bahmutin
Joseph: Nëse Kurti ose Osmani e bëjnë Asociacionin, nominohen për çmim Nobel
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?