Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar disa raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit.
Në Prishtinë, është iniciuar rast ku të përfshirë kanë qenë bashkëshortët, ku bashkëshortja ishte viktimë.
Policia ka konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë pronë e të dyshuarit, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Po ashtu në
Poashtu në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar pasi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një rast tjetër është raportuar në Gllogoc, ku është arrestuar një person, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë në Kaçanik, është arrestuar një i dyshuar me probleme psikike-mendore, nën dyshimin se kishte ushtruar vazhdimisht dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.
I njëjti fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Kaçanik, ndërsa më pas në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.
Në Pejë është arrestuar një i dyshuar nën dyshimin se në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Gjatë bastisjes në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli për bluarje dhe letra për mbështjelljen e saj. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po ashtu në Pejë, është raportuar një rast ku bashkëshorti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes, i cili pas arrestimit dhe intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.