Gjatë kësaj ngjarje, Kurti e falënderoi Gjeneralin Barduani për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në vend.

Ai vlerësoi kontributin e komandantit në forcimin e sigurisë dhe ruajtjen e paqes në Kosovë.

Duke i shprehur mirënjohje për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë mandatit të tij, Kurti i uroi Gjeneral Barduanit suksese në detyrat e ardhshme, thuhet në njoftimin e Qeverisë.