Gërvalla ka theksuar rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve me Islandën, duke përmendur marrëveshjet për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe për riatdhesimin si prioritetet kryesore, si dhe bashkëpunimin në fusha si turizmi, arsimi, energjia, mjedisi dhe siguria.

Ajo gjithashtu ka ngritur çështjen e ndalimeve arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga Serbia, duke theksuar se kjo përbën shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare. Siç ka shkruar Gërvalla: “Vende si Islanda, nënshkruese të iniciativës kundër ndalimeve arbitrare të qytetarëve dhe me traditë të gjatë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kanë rol të rëndësishëm që kjo praktikë të denoncohet hapur dhe të mos kalojë pa u vënë re nga partnerët ndërkombëtarë.”

Gërvalla falënderoi Islandën për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës gjatë procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe theksoi se kjo mbështetje duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.