By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Mëlçi me kërpudha dhe rozmarinë
January 28, 2026
Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank
January 28, 2026
Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ZKA: Në ‘Bjeshkët e Nemuna’ mbi 6 mijë ndërtime ilegale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ZKA: Në ‘Bjeshkët e Nemuna’ mbi 6 mijë ndërtime ilegale
Lajme

ZKA: Në ‘Bjeshkët e Nemuna’ mbi 6 mijë ndërtime ilegale

Kosova Times
Last updated: 2025/09/23 at 8:51 PM
Kosova Times Published September 23, 2025
Share
SHARE

Prerja ilegale e pyjeve, ndërtimet ilegale në zona të mbrojtura e uzurpim i pronave publike, janë vetëm disa nga gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit në raportin e performancës “Mbrojtja, zhvillimi dhe ripërtëritja e hapësirave pyjore”, për periudhën 2020–2024.

 

Zyra Kombëtare e Auditimit thotë se institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur të menaxhojnë në mënyrë të duhur hapësirat pyjore në Kosovë.

ZKA-ja thotë se bazuar në raportin e auditimit Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nuk ka arritur të përgatisë dhe të miratojë udhëzimet administrative të nevojshme për menaxhimin e pyjeve, për rrjedhojë Agjencia Pyjore e Kosovës operon pa kornizë të plotë rregullative.

Tutje, auditimi ka nxjerrë në pah se Agjencia Pyjore e Kosovës nuk ka bërë inventarizim të plotë dhe të përditësuar të pyjeve si dhe nuk ka organizuar në mënyrë efektive mbrojtjen e pyjeve publike, prandaj, sipas ZKA-së, nuk ka të dhëna të sakta për gjendjen aktuale të resurseve pyjore.

“Auditimi ka evidentuar se rreth 44% e objektivave të planifikuara nuk janë realizuar, ngecjet janë më të theksuara në kultivimin, trajtimin dhe ngritjen e pyjeve të reja, mbrojtjen, zhvillimin dhe ripërtëritjen e hapësirave pyjore”, thuhet tutje në njoftimin e ZKA-së për këtë auditim.

ZKA-ja thotë se në parqet “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri” janë regjistruar prerje të shumta ilegale dhe ndërtime pa leje.

“Në Parkun Kombëtar “Sharri”, mungesa e rojeve pyjore ka bërë që deri në 70% e territorit të mbetet pa mbrojtje. Ndërsa, në Parkun Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” problem i madh janë edhe ndërtimet ilegale dhe sipas regjistrimeve të vitit 2024 janë mbi 6,083 ndërtime ilegale. Po ashtu nuk ka të dhëna të sakta sa i përket numrit të uzurpimit të pronave publike”, thotë ZKA-ja.

Sipas gjetjeve nga auditimi, ZKA thotë se Agjencia Pyjore për më shumë se 20 vjet nuk ka trajtuar çështjen e pronave që i ka në menaxhim.

“Ka rreth 500 prona me emërtime të ndryshme të cilat ende nuk i ka unifikuar dhe verifikuar. Gjithashtu auditimi ka evidentuar se në procesin e qiradhënies së pronave publike ka vonesa deri në 38 muaj si dhe janë bërë shumë shkelje nga qiramarrësit. Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, deklaroi se mungesa e kornizës së qartë ligjore, kontrollit efektiv, dhe koordinimit institucional, kanë rezultuar me prerje ilegale, uzurpime dhe dëmtime të zonave të mbrojtura, duke shkaktuar humbje të mëdha ekonomike dhe mjedisore”, thuhet tutje në njoftimin e ZKA-së.

You Might Also Like

Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve

Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese

Arrestimet për votat në Malishevë, ndalohen 15 kryesues e 43 komisionerë

Rama pezullon nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës pas arrestimit

GAP: Rritja e pagës minimale përfshin 36% të të punësuarve me orar të plotë

Kosova Times September 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Reagojnë 62 organizata, bllokadën në Kuvend e quajnë të papranueshme

Kosova Times Kosova Times May 23, 2025
Anketa e GSJP: Shumë besim në Polici, pak në Prokurori e Gjykata
Reagon NATO: Nuk ka dëshmi për kontrabandim me armë
Shqiptarët diskriminohen edhe në përdorimin e simboleve
Punëtori humb jetën pasi bie nga lartësia në Graboc të Pejës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?