Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar fushatën zgjedhore në Gjakovë. Është prezantuar kandidati për kryetar, Shefqet Shehu, si dhe lista prej 36 kandidateve për Kuvendin Komunal të Gjakovës.
Kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku ka thënë se po hapet një kapitull shprese për të gjithë qytetarët që synim ka zhvillimin e qytetit.
“Një emër që është rritur në këtë qytet dhe që është pran jush, siç e njihni Shefqetin si nuk është njeri i fjalëve, por njeri i punës e i dashurisë. Ai e sheh politikën si shërbim. LDK-ja vjen me përgjegjësi të plotë edhe në Gjakovë dhe me vete ka një ekip të shkëlqyeshëm”, tha ai.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjakovës Shefqet Shehu ka premtuar se programi i tij është i bazuar në kërkesat e banorëve.
Ai tha se do të mbështesim bizneset, fermerët e artistët. “Ne jemi moti në teren dhe kemi dëgjuar qytetarët, do të bëjmë Gjakovën qendër të madhe për zhvillim ekonomik. Këtë mund ta bëj vetëm një kryetar i komunës që nuk ka ngarkesë tjetër përveç kërkesave të qytetarëve. Ne do të bëjmë. Kemi takuar edhe fermerët, do të mbështesim edhe artistët ku gjakova do të ketë edhe festivalin”, tha ai.
Në këtë aktivitet elektoral është kërkuar mbështetje edhe për kandidatët për Kuvend Komunal të LDK-së në Gjakovë.