Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili u vra nga terroristët serbë në sulmin që ndodhi më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit.
“Sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën sublime të ‘Heroit të Kosovës’, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në përvjetorin e rënies, shpreh respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrimit, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj. Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.