Kandidati për kryetar komune, para banorëve të fshatit Dardhishte, premtoi çerdhen, funksionalizimin e AMF-së.

Në bujqësi ai premtoi subvencionimin në qumësht e sa i përket çështjes së transportit ai premtoi subvencionimin për kilometër të transportit. Ai përmendi edhe funksionalizimin e repartit të radiologjisë.

Aty mori pjesë edhe deputeti, Ilir Kërçeli, i cili tha se vazhdimisht Halil Thaçi është angazhuar për qytetaret e Obiliqit. E  kërkoi nga te pranishmit te angazhohen e ta mbështesim kandidatin e tyre për kryetar të Obiliqit.

Aty u prezantua edhe kandidatja për kuvend komunal nga Dardhishtja.