Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka dhënë mbështetje të plotë kandidatit për kryetar te Kaçanikut, Sabedin Vishi në tubimi elektoral që mbajti ky subjekt në këtë komunë.
Para banorëve të fshatit Dubravë të Kaçanikut, Krasniqi tha se PDK është e vetmja forcë politike që do t’i zgjidhë problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët .
Ai theksoi se kështjella e pamposhtur e PDK-së ka qenë dhe do të mbetet Kaçaniku, duke shtuar se kjo do të vërtetohet më 12 tetor me Sabedin Vishin, si dëshmi e lidhjes së fortë mes Kaçanikut dhe PDK-së.
“Sabedini nuk është thjeshtë një kandidat, por është njëri profesionist i përgatitur, programi i tij bazohet në 6 shtylla që çdo familje të Kaçanikut do ta gjej aty”, tha Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.
Na anën tjetër kandidati i PDK për kryetar të Kaçanikut, Sabedin Vishi, nga vendlindja e tij iu bëri thirrje që ta votojnë për të parin e komunës sepse sipas tij platforma e tij është më e mira për mirëqenien e gjithë kaçanikasve.
“Nga 1 janari transportin do ta kenë falas do të ketë rritjet e numrit te bursave për student do ti bëjmë dy shkolla të reja dy çerdhe të reja një sallë që është e buxhetuar do të ketë digjitalizimi të të gjitha shkollave”, tha Sabedin Vishi, kandidat për kryetar të Kaçanikut nga PDK.
Vishi premtoi po ashtu mbi 1 milion euro për bujqë e fermerë, ndërtimin e parqeve të reja subvencionomi e klubeve sportive, mbështetje për te gjitha OJQ derisa ka shtuar se Kaçaniku do të vazhdon të jetë bastion i Partisë Demokratike të Kosovës.