Presidenti serb ka shprehur mirënjohje për rolin e Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e sigurisë së popullit serb në Kosovë, si dhe për kontributin në procesin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Në të njëjtën kohë, ne vlerësojmë edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, që është një nga qëllimet strategjike të vendit tonë”, ka shkruar ai.

Vuçiq ka theksuar se pati një dialog të hapur me Rubion, të bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë.