Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, në prani zyrtarëve lokal të partisë, kërkoi nga kandidati për kryetar, Shefki Salihu, por edhe kandidatët për Kuvend Komunal, që të jenë zëri dhe adresa për shqetësimet e nevojat e banorëve të kësaj komune.

E nga ana e tij, Shefki Salihu, kandidat për kryetar të Obiliqit nga Nisma Socialdemokrate, tha se u ofron votuesve, një program të veçantë e konkret.

Ndër projekte kapitale, Salihu përmendi ndërtimin e stacionit modern të trenit, qendrën e mjekësisë familjare moderne dhe investime të tjera.

“Shefki Salihu, bashkë me ekipin e tij për Kuvendin Komunal, përbëhet nga njerëz me përvojë, intelektualë dhe politike, që janë të gatshëm të marrin përgjegjësi për projekte të mëdha dhe investime që i japin jetë qytetit. Ndërtimi i stacionit të trenit si nyje e rëndësishme për zhvillimin urban, përkrahje konkrete për të rinjtë, më shumë hapësira të gjelbra dhe ambiente të pastërt janë prioritetet e NISMA Socialdemokrate”, tha Limaj.

Në këtë takim, u tha se vëmendje do t’i kushtohet edhe shtimit të hapësirave të gjelbra si edhe investimeve të tjera që do të sjellin më pas hapjen e vendeve të reja të punës.