By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gazetarja Olga Komleva, e dënuar me 12 vjet burg ka humbur te folurit
October 27, 2025
Italia ka miratuar ekstradimin e një ukrainasi në rastin e bombardimit të gazsjellësit Nord Stream 2
October 27, 2025
Partizanët ukrainas sulmuan “trurin” e operacioneve të FSB-së. “Çlirimi i Krimesë është afër”
October 27, 2025
Ministri gjerman propozon mësime shkollore mbi përgatitjen për luftë
October 27, 2025
Propozohet mural për Vedat Muriqin në Prizren
October 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Serbia në qendër të hetimeve për trajnimin e dyshuar të moldavëve nga Rusia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Serbia në qendër të hetimeve për trajnimin e dyshuar të moldavëve nga Rusia
Rajon / Botë

Serbia në qendër të hetimeve për trajnimin e dyshuar të moldavëve nga Rusia

Kosova Times
Last updated: 2025/09/25 at 8:47 AM
Kosova Times Published September 25, 2025
Share
SHARE

REL

Serbia edhe një herë po përballet me akuza se operativë të dyshuar rusë kanë trajnuar qytetarë nga Moldavia në territorin serb, me qëllim që ata të nxisnin “trazira masive” para zgjedhjeve parlamentare që mbahen këtë fundjavë.

 

Më 22 shtator, autoritetet moldave thanë se kanë kryer 250 bastisje dhe kanë arrestuar dhjetëra persona si pjesë e një hetimi lidhur me një plan të dyshuar dhe “të koordinuar nga Federata Ruse përmes elementeve kriminale”.

Ata thanë se shumica e të dyshuarve ishin “trajnuar” në Serbi.

Deri më tani, Serbia as nuk e ka mohuar e as pranuar këtë pretendim.

Eksperti moldav për politika publike dhe të sigurisë nga instituti WatchDog.MD, Andrei Curararu, tha për Radion Evropa e Lirë se “nuk ka asnjë arsye për të dyshuar” për këtë hetim dhe gjetjet e tij.

“Të njëjtat seanca trajnuese po përsëriten, vetëm që këtë herë në Serbi, por po flasim për një organizatë të ngjashme dhe përfshirjen e personave me të kaluar të ngjashme”, tha ai.

Kjo është hera e dytë që autoritetet e Moldavisë pretendojnë se Serbia është “mikpritëse” e qytetarëve moldavë, të cilët, nën patronazhin e strukturave ruse, pretendohet se po trajnohen për të nxitur trazira në Moldavi.

Hera e parë kur u bën këto pretendime ishte para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe referendumit në tetor të vitit 2024, kur Bosnja dhe Hercegovina po ashtu u përmend.

Çfarë zbuloi hetimi moldav?

Zyrtarët e sigurisë në Moldavi thanë se operativët e inteligjencës ruse trajnuan shtetas moldavë në Serbi për taktikat e protestave.

Hetimi nisi në qershor, tha Victor Furtuna, kreu i Zyrës së Prokurorit për Luftimin e Krimit të Organizuar në Moldavi.

Prokurorët zbuluan se një grup personash, nga mosha 19 deri në 45 vjeç, të cilët udhëtuan për në Serbi, ku dyshohet se u trajnuan për të thyer kordonët e policisë, për të rezistuar ndaj forcave të rendit, për të përdorur shkopinj gome, pranga dhe madje armë zjarri, në disa raste.

Për çdo seancë trajnuese supozohet se ata merrnin rreth 400 euro.

Në total, 111 persona janë të përfshirë në këtë rast penal.

Gjatë bastisjeve u sekuestruan pasaporta, kartela SIM, kartela të huaja bankare dhe armë. Shtatëdhjetë e katër persona u dërguan në paraburgim.

“Shumë persona dhanë deklarata shumë të detajuara: si udhëtuan për në Serbi, për organizatorët e udhëtimit dhe për instruktorët”, tha Furtuna.

Shefi i Policisë, Viorel Cernauțeanu, tha se disa nga të dyshuarit nuk ishin në dijeni për qëllimin e vërtet të këtij udhëtimi. Sipas tij, atyre u ishte thënë se do të ishte një pelegrinazh dhe vetëm më vonë u përfshinë “në trajnime për trazira dhe destabilizim”.

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Moldavisë (SIS), Alexandru Musteata, deklaroi se personi që koordinonte trajnimet në Serbi prezantohej si punonjës i shërbimeve speciale ruse dhe se përdorte nofkën Bes (djall, në rusisht), por identiteti i tij i vërtetë ende nuk është përcaktuar.

Një tjetër organizator i trajnimeve, tha ai, është Andrei Pavlov, oficer nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Ai dyshohet se ka planifikuar dhe organizuar aktivitetet subversive në territorin e Republikës së Moldavisë, të financuara nga Federata Ruse, duke përdorur rrjetin e grupit ‘Shor’ për të rekrutuar më shumë persona”, tha Musteata.

Sipas tij, Pavlov njihet për organizimin e disa aktiviteteve subversive në shtete të Bashkimit Evropian, Azisë dhe Afrikës.

BE: Po e shikojmë këtë rast

Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, deklaroi më 23 shtator se Komisioni Evropian është në dijeni për përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet parlamentare në Moldavi përmes blerjes së votave dhe metodave të tjera.

“Jemi në dijeni për këtë gjë dhe sa i përket këtij rasti të veçantë, jemi duke e shikuar: kush, kur dhe si ishte e mundur që kjo të ndodhte”, tha Kos në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Serbia hesht

Marko Savkoviq nga Qendra për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë,i tha Radios Evropa e Lirë se ai nuk pret që Qeveria serbe të përgjigjet ndaj pretendimeve të bëra nga autoritetet moldave.

“Aktualisht, sipas kushteve aktuale të konfrontimit mes Evropës dhe Rusisë, do të ishte shumë e rrezikshme që Serbia të shërbente si vend për këtë lloj trajnimi, dhe kjo duhet të merret shumë seriozisht”, tha ai.

“Megjithatë, duke parë raportimet në mediat proqeveritare, që ndjekin politikën shtetërore, nuk shoh se kjo çështje po merret seriozisht në Serbi”, shtoi ai.

Eksperti moldav për politika publike dhe siguri, Andrei Curararu, u pajtua.

“Dyshoj se autoritetet serbe do të ishin bashkëpunuese në nisjen e një hetimi, duke pasur parasysh qëndrimin e hapur prorus që Qeveria atje ka treguar”, theksoi ai.

Akuza para zgjedhjeve në Moldavi më 2024

Para zgjedhjeve dhe referendumit të mbajtur më 2024, u bënë publike detaje që tregonin ekzistencën e vendeve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi ku të rinjtë ishin trajnuar nga individë të lidhur me grupet mercenare ruse, Ferma dhe Wagner.

Disa institucione shtetërore në Bosnje më pas nisën hetime për këto pretendime.

Nuk dihet nëse një hetim për këtë çështje është iniciuar edhe në Serbi.

Atëbotë, Moldavia arrestoi disa persona për pjesëmarrje në këto trajnime.

Aktualisht, më shumë se 40 persona janë nën hetim dhe kundër afër dhjetë prej tyre po zhvillohen procedura penale.

Në atë kohë, Policia në Moldavi tha se rrjeti ishte financuar nga oligarku prorus, Ilan Shor, i cili aktualisht gjendet në arrati. Ai u dënua në mungesë me 15 vjet burgim lidhur me zhdukjen e 1 miliard dollarëve nga sistemi bankar moldav më 2014.

Zgjedhje të rëndësishme

Zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 shtator në Moldavi mund të jenë vendimtare për përpjekjet e shtetit për anëtarësim në BE. Autoritetet moldave pretendojnë se Moska po përpiqet ta pengojë rrugën evropiane përmes taktikave si dezinformimi, organizmi i trazirave masive dhe blerjes së votave.

Muajin e kaluar, oligarku Ilan Shor, haptazi u ofroi qytetarëve moldavë pagesa mujore prej 3.000 dollarësh në këmbim të bashkimit në protestat antiqeveritare.

Moska vazhdimisht ka mohuar se ndërhyn në çështjet e brendshme të Moldavisë.

Pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, Moldavia aplikoi për anëtarësim në BE dhe mori statusin e vendit kandidat po të njëjtin vit. Shteti hapi negociatat për anëtarësim vitin e kaluar.

Orientimi perëndimor i Moldavisë ka zemëruar edhe më shumë Moskën dhe ka rritur tensionet mes dy shteteve.

You Might Also Like

Gazetarja Olga Komleva, e dënuar me 12 vjet burg ka humbur te folurit

Italia ka miratuar ekstradimin e një ukrainasi në rastin e bombardimit të gazsjellësit Nord Stream 2

Partizanët ukrainas sulmuan “trurin” e operacioneve të FSB-së. “Çlirimi i Krimesë është afër”

Ministri gjerman propozon mësime shkollore mbi përgatitjen për luftë

Trump e quajti të papërshtatshme deklaratën e Putinit në lidhje me testin Burevestnik

Kosova Times September 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Bërnabiq: Zgjedhje “të lira” me “forca të armatosura”

Kosova Times Kosova Times April 23, 2023
SKENA TË FRIKSHME NGA VENDI: Avioni u rrëzua në autostradë, të paktën dhjetë të vdekur… (VIDEO)
Rusia dëboi 6 diplomatë britanikë, duke i akuzuar për “punë subversive”
Çfarë duhet të dini për Lojërat Mesdhetare që Kosova do t’i organizojë më 2030
Nesër votohet në zgjedhje të dyfishta në Maqedoni të Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?