Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një takim elektoral në Kaçanik, ku kreu i partisë Ramush Haradinaj dhe kandidatja për kryetare Hafize Sallahu u takuan me qytetarët dhe prezantuan premtimet e tyre.
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj së bashku me kandidaten për kryetare të Kaçanikut dhe kandidatët për asamblistë fillimisht ndaloi te shtatoret e heronjve të kombit për homazh. Nga aty Haradinaj së bashku me kandidatët ndalës tjetër pati nga lokalet e këtij qyteti për t’u takuar me qytetarë.
Para simpatizantëve kreu i AAK-së Ramush Haradinaj premtoi se edhe në Kaçanik si në komunat tjera ku qeveris AAK do të sjellin perspektivë për qytetarët, derisa kandidaten për kryetare e quajti lidere me menaxhim të mirë.
“Edhe në Kaçanik do të fitojmë, që edhe kryetarja edhe të gjithë ju në listë të merrni besimin. Hafizja do të ishte aktive, edhe nëse nuk fitojmë ju lutem punoni për Kaçanikun edhe në bashkëqeverisje, jepni rezultate për qytetarët. Shqetësim mbetet punësimi, kostoja e jetës, kanalizimi, uji i pijshëm do t’i trajtojmë bashkë”, tha kreu i AAK-së.
Hafize Sallahu, kandidate për kryetare të kësaj komune premtoi përkushtim ndaj qytetarëve nga përvoja e saj në menaxhim.
“Kam punuar në drejtori… Të punosh me rininë e Kaçanikut është nder dhe krenari…”, tha mes tjerash Sallahu.
AAK në Kaçanik numëron 18 kandidat për asamble komunale.