By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin
January 20, 2026
ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje
January 20, 2026
Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore
January 20, 2026
Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike
January 20, 2026
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku e Osmani premtojnë zhvillim e investime kapitale në Fushë Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku e Osmani premtojnë zhvillim e investime kapitale në Fushë Kosovë
Lajme

Abdixhiku e Osmani premtojnë zhvillim e investime kapitale në Fushë Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2025/09/26 at 9:44 PM
Kosova Times Published September 26, 2025
Share
SHARE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tubim zgjedhor në Fushë Kosovë, ku theksoi rëndësinë e vazhdimit të qeverisjes së saj në këtë komunë. Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, dhe kandidati për kryetar të komunës, Besnik Osmani, prezantuan vizionin dhe prioritetet e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit.

 

LDK thotë se Fushë Kosova është zemra e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe, sipas kësaj partie, qeverisja e saj në këtë komunë ka dëshmuar përparim dhe zhvillim.

“Në një Fushë Kosovë që po rritet dhe zhvillohet me shpejtësi, kërkohen vendime të guximshme për infrastrukturë moderne dhe shërbime cilësore, dhe vetëm përmes qeverisjes së LDK-së mund të garantohet ky zhvillim”. Kështu u tha gjatë tubimit zgjedhor të kësaj partie në Fushë Kosovë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, theksoi rëndësinë e investimeve dhe vazhdimin e qeverisjes në këtë komunë.

“Sonte qëndrojmë në një qytet që është histori suksesi, model i zhvillimit dhe përparimit. Fushë Kosova është tregimi i madh i LDK-së dhe dëshmi se kur qytetarët i japin besim kësaj partie, ai besim shndërrohet në zhvillim dhe transformim. Ky qytet është shembulli ynë i vizionit dhe përkushtimit. Ju jeni dëshmitarë të transformimit urban që ka ndodhur këtu, e që mban vulën e një lideri që shërbeu për 25 vite me radhë – kryetarit legjendar Burim Berisha,” deklaroi ai.

Abdixhiku shtoi se ky model i mirëqeverisjes duhet të vazhdojë në këtë komunë.

“LDK ka vendosur një model të mirë qeverisjeje dhe ky model është trashëgimia që i lihet Fushë Kosovës. Ai duhet të vazhdojë edhe më tutje. Sonte jemi këtu për të falënderuar qytetarët dhe për të dhënë mbështetjen tonë për Besnik Osmanin,” tha Abdixhiku.

Ndërkaq, kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga LDK, Besnik Osmani, prezantoi prioritetet e tij që mbështeten në katër shtylla kryesore, duke theksuar se ato do të realizohen vetëm nëse qytetarët i japin besimin përmes votës.

“Për katër vite kemi paraparë 55 milionë euro investime kapitale në Fushë Kosovë. Programi ynë ka katër shtylla kryesore. Së pari, vizioni për Fushë Kosovën që mbështetet në një tranzicion të së ardhmes. Do të investojmë në objekte moderne që do të shërbejnë si modele për gjeneratat e ardhshme. Po ashtu, në të dy krahët e Fushë Kosovës do të ndërtohen rrugë që lidhen drejtpërdrejt me kryeqytetin, si dhe parkingje nëntokësore,” tha Osmani.

Ai shtoi se qyteti do të ketë sheshin e vet dhe sistemin e ngrohjes qendrore.

“Qyteti do të ketë ngrohje qendrore me ndihmën e qeverisë. Përveç kësaj, Fushë Kosova do të ketë edhe sheshin ‘Nënë Tereza’, një hapësirë që i mungon aktualisht qytetit,” theksoi ai.

Në këtë tubim, LDK prezantoi gjithashtu edhe listën me 34 kandidatë për Asamblenë Komunale të Fushë Kosovës.

You Might Also Like

KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin

ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje

Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore

Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike

Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie

Kosova Times September 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Izraeli nuk ftohet në përkujtimin e përvjetorit të hedhjes së bombës atomike në Nagasaki

Kosova Times Kosova Times August 1, 2024
Macron habiti të gjithë: Njoftoi mundësinë e ftesës së Putinit në Francë
Sulmet ruse në Kharkiv vrasin 94 në 2024, thotë kryebashkiaku
Izraeli e Hamasi janë larg marrëveshjes për armëpushim e pengje, cilat janë pengesat?
Osmani: Lajçak e nisi ditën me takim me Ali Ahmetin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?