By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokurorët ftohen t’i japin përparësi ndërmjetësimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prokurorët ftohen t’i japin përparësi ndërmjetësimit
Lajme

Prokurorët ftohen t’i japin përparësi ndërmjetësimit

Kosova Times
Last updated: 2025/09/26 at 5:35 PM
Kosova Times Published September 26, 2025
Share
SHARE

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka inkurajuar kryeprokurorët dhe prokurorët që t’i japin përparësi procedurës së ndërmjetësimit gjatë trajtimit të rasteve, si një formë alternative efikase dhe praktike për zgjidhjen e tyre.

 

Deklarata u bë gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Gjykata Supreme e Kosovës, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Ndërmjetësimit, ku me ftesë të kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, morën pjesë edhe kryeprokurorë të prokurorive të vendit.

Duke folur për rëndësinë e këtij instituti në sistemin gjyqësor, Kelmendi theksoi se ndërmjetësimi është i paraparë me Kodin e Procedurës Penale dhe Ligjin për Ndërmjetësim, dhe se përdorimi i tij sjell përfitime të shumta si për institucionet, ashtu edhe për qytetarët.

“Zgjidhja e rasteve përmes ndërmjetësimit iu mundëson qytetarëve të mos evidentohen si persona të dënuar në evidencat penale. Për më tepër, kjo procedurë ka efekte pozitive, është efikase dhe praktike, sepse kursen kohën dhe zvogëlon shpenzimet për palët në procedurë”, u shpreh Kelmendi.

Në përmbyllje, ai u bëri thirrje kryeprokurorëve, prokurorëve, kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve që ta kenë parasysh këtë procedurë dhe t’i japin përparësi, pasi ndërmjetësimi kontribuon në ruajtjen e marrëdhënieve të mira ndërnjerëzore mes palëve të përfshira.

You Might Also Like

Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë

Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi

Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan

Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times September 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet një person në Batllavë nën dyshimin për të shtëna me armë zjarri

Kosova Times Kosova Times July 31, 2025
Osmani: Nabërgjani i ripërtërirë është në pritje të drejtësisë
Gjeorgjianët protestojnë kundër emërimit të kandidatit të së djathtës për president
Reagon ministri Murati: LDK është vetë definicioni i propagandës
Ukraina thotë se në Soledar po vazhdojnë luftimet e ashpra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?