By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainë: 1,700 pallate në Kiev pa ngrohje pas sulmit rus
January 25, 2026
Burri gjendet i vdekur në bagazhin e makinës – Djali i tij arrestohet, kishte vrarë nënën e tij në vitin 2014
January 25, 2026
Macron kërkoi urgjentisht armë që do të ndryshojnë rregullat e lojës
January 25, 2026
VIDEO: Momenti kyç i vrasjes në Minneapolis është kapur, dëshmitarët thonë: ‘Alex nuk kishte armë, ai kishte një kamerë!’
January 25, 2026
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjerdani natyror i Kurbinit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Gjerdani natyror i Kurbinit
Turizëm

Gjerdani natyror i Kurbinit

Kosova Times
Last updated: 2025/09/26 at 5:19 PM
Kosova Times Published September 26, 2025
Share
SHARE
Imer Hysa
Kurbini ka një reliev të larmishëm, me fusha në pjesën perëndimore, ndërsa në pjesën qëndore ka vargun e kodrave: Milot-Malbardhë-Delbnisht-Selitë-Lestër-Shezë, me lartësi deri 700 m mbi nivelin e detit, ndërsa në pjesën lindore shtrihet lugina krejt e gjelbëruar e ujëmbledhësit të lumit të Hurdhazës, me drejtim rrjedhje nga Qaf Mani në Jug, deri në bashkimin me lumin Mat, në fshatin Skuraj. Në kufirin lindor, shtrihet madhështor, me faqen perëndimre, Mali Skendërbe, me lartësi deri 1524 m mbi nivelin e detit. Mbi të cilin janë instaluar formacione pyjore me bimësi të larmishme si: ahu, pisha e zezë (aktualisht e demtuar nga veprimtaria e pa ligjëshme e faktorit njeri), lisi, gështenja, shkurre të ndryshme, kryeisht nga shkoza, si dhe bimë të tjera me vlera të larta mjekësore e tanifere: dëllinja, shërebela, shtogu, etj.
Sa i përket klimës territori i rrethit të Kurbinit shtrihet në disa zona klimatike, për vetë karakterin topografik të larmishëm që ai ka: zona fushore bën pjesë në klimën mesdhetare fushore, nenzona qëndrore, sistemi kodrinor shtrihet në zonën klimatike medhetare kodrinore, nënzona mesdhetare kodrinore veriore.
Klima mesdhetare me verë të nxehtë e të thatë, me dimër të butë e të freskët, është tipike për zonën fushore e kodrinore, ndërsa në zonën malore bie dëborë në dimër. Nga pikëpamja e temperaturave vërehen amplituda të mëdha midis dimrit dhe verës. Temperatura mesatare vjetore është 15.6 gradë celcius, kurse amplituda mesatare është 18 gradë celcius. Reshjet në territorin e Kurbinit kanë një shpërndarje të pabarabartë midis stinëve, duke rënë të shumtat në dimër. Sasia mesatare e reshjeve është 1350 mm në vit.
Në zonën malore, kryesisht aty ku bie dëborë në dimër, reshjet janë të pranishme edhe gjatë verës, kurse në zonën kodrinore dhe fushore vera është e thatë.
Ditët me diell variojnë nga 240-268 ditë, ndërsa ditët me temperaturë mbi 7oC arrijnë deri 284-290, ku mesatarisht gjatë vitit ka deri 3000 orë diell.
Duke pasur zona të ndryshme klimatike, rrjedhimisht kemi dhe zona të ndryshme fito-klimatike: zona e makjes, në pjesën perëndimore bregdetare, zona fitoklimatike e gështenjës (kastanetum), zona e ahut, (Fagetum) dhe zona Alpine, (Alpinetum), të cilat janë të pasura me bimësi drusore dhe shkurre të ndryshme, duke e pasuruar këtë zonë me vlera të larta ekonomike, shkencore, pejsazhiste, e turistike.
-Flora dhe Fauna.
Bimësia është e shpërndarë sipas kushteve klimatike, duke formuar zona bimësie si zona e shkurreve mesdhetare ( ku zhvillohen shkurret, kryesisht shqopa e mareja), e dushqeve (lisi, gështenja), e ahishteve (ahu) dhe e halorëve (pisha).
Duke u nisur sipas vetive të përdorimit në zonë rriten edhe bimët mjeksore e aromatike që përmbajnë lëndë aktive dhe esenca. Bimët mjekësore që rriten në këtë zonë janë: shërebela, trumza, kamomili, lulebliri, çaj mali, luleshtrydha, lulëkuqja, mullaga. Në zonën tonë rriten edhe bimët spontane foragjere me vlera ushqimore për bagëtinë. E thënë qartë fauna është zhvilluar në vartësi të mjedisit.
Kështu dallohen fauna tokësore, fauna e ujrave të ëmbla dhe fauna e egër. Pozita e favorshme gjeografike, klima mesdhetare, relievi që varion nga fushor e deri në reliev të thyer malor, dalja e afërt në det (grykëderdhja e lumit Mat) kanë bërë që fauna të jetë e pasur. Në ujrat e ëmbla rriten peshq si ballëgjëri, krapi, qefulli etj. Shpendë të gjuetisë janë rosa e pata e egër, thëllënxa, karabullakët, çapkat etj.
Kafshë të egra që rriten në këtë zonë janë dhelpra, lepuri, ujku, ariu. derri i egër dhe në pjesën bregdetare çakalli (lupus cania).
Fragment nga Libri im “Bujqësia e Kurbinit në Syrin e Specialistit”

You Might Also Like

INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 në Shqipëri

Shqipëria tërheq vëmendje në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid

Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro

Rrezik orteku në Brezovicë, ShKShMK apelon për kujdes maksimal

“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë

Kosova Times September 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Postecoglou: Son po e aryeston shiritin e kapitenit

Kosova Times Kosova Times April 1, 2024
Aksion antidrogë në Prishtinë, sekuestrime dhe një i ndaluar
Baras në “Fadil Vokrri” mes Prishtinës dhe Gjilanit
Kurti:Në ‘Defender’ qitje me zjarr të vërtetë me sistemet e armëve të blera
KPMShCK-ja ia rrëzon një vendim Xhelal Sveçlës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?