By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 dhjetor
December 11, 2025
VIDEO: Aeroplani ulet mbi çatinë e makinës!
December 10, 2025
Hakohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë
December 10, 2025
Tre sulme amerikane në Karaibe lanë tre të mbijetuar. Secili u trajtua ndryshe
December 10, 2025
Trump prezantoi “biletën e artë”: Për një milion dollarë bëhesh amerikan, dhe për pesë përfiton përfitime shtesë
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vetëvendosje në Gjilan, kërkon mbështetje për Alban Hysenin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vetëvendosje në Gjilan, kërkon mbështetje për Alban Hysenin
Lajme

Vetëvendosje në Gjilan, kërkon mbështetje për Alban Hysenin

Kosova Times
Last updated: 2025/09/26 at 9:50 PM
Kosova Times Published September 26, 2025
Share
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një tubim elektoral në qytetin e Gjilanit, ku të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të partisë, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

 

Gjatë fjalës së tij, Basha premtoi përkrahje për Komunën e Gjilanit dhe ftoi qytetarët që ta mbështesin kandidatin për kryetar komune nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni.

“Qeverisjet e kaluara buxhetin e shpenzonin në asfalt. Nëse e shihni ndryshimin e prioriteteve, Gjilani ka gjashtë çerdhe në përfundim. Investimi më i madh që po bëjmë është në shkolla, për të moshuarit – ndërtimi i Shtëpisë së Pleqve, bursa për studentët. Jeni me fat që e keni Alban Hysenin. Prioritetet e Albanit duhet të përfundojnë dhe na duhet të fitojmë pa balotazh”, theksoi Basha.

Kandidati për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, u zotua për përfundimin e projekteve të nisura si dhe për realizimin e shumë projekteve të reja në mandatin e ardhshëm.

“Do të vazhdojmë të punojmë me nder e dinjitet. Do të punojmë për ndërtimin e infrastrukturës. Kemi ndërtuar gjashtë çerdhe të reja dhe po nisim projekte të tjera. Kemi transformuar hapësirat publike”, theksoi Hyseni.

Ai tha se do të bashkëpunojë ngushtë me këshillat e lagjeve për të identifikuar prioritetet e qytetarëve.

Një kandidat për asamblist nga Vetëvendosje bëri të ditur se gjatë mandatit janë dyfishuar çerdhet, është shtuar numri i asistentëve për fëmijë, janë realizuar investime në infrastrukturë, janë trajnuar mësimdhënësit dhe janë ndarë 250 mijë euro në bursa për studentët.

“Në mandatin e ardhshëm do të ndërtojmë çerdhe të reja, do të ketë mësim gjithëditor, ushqim për nxënës, do të përfundojë shkolla e Mjekësisë dhe do të mbështeten nxënësit dhe mësuesit e dalluar. Kemi nisur një rrugëtim të madh që duhet ta çojmë përpara”, tha ai.

Kandidatët për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Vetëvendosje premtuan më shumë punë dhe angazhim në mandatin e ardhshëm, të cilin synojnë ta fitojnë në zgjedhjet e 12 tetorit.

You Might Also Like

Kabineti i Osmanit takim me zyrtarin e DASH-it

Hargreaves: PZAP s’duhet t’i nënshtrohet presionit e sulmeve politike

Basha: Mizoritë e së kaluarës nuk guxojnë të përsëriten kurrë

Ndahen Çmimet Vjetore të Gazetarisë – 2025

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër-Lepenc”, pjesë e strukturave serbe

Kosova Times September 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti pranon nga Nagavci raportin e teksteve të rishikuara për klasat 1-9

Kosova Times Kosova Times March 22, 2024
Shkollimi i hershëm – “luks” në Kosovë
Zhduket një e mitur në Gjilan
Suedi: Viktima të reja të konflikteve të armatosura, kryeministri i bëri thirrje ushtrisë që t’i bashkohet luftës kundër krimit
Mbahet konferenca vjetore e prokurorit të shtetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?