Dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të shkaktuara dyshohet nga mjete të mprehta dhe kanë marrë tretman mjekësor fillimisht në QKMF-Klinë, e më pas në spitalin rajonal në Pejë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.