Diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, dhe për marrëdhëniet dhe partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Zyra e Kryeministrit.

Sipas njoftimit, Kurti e ka njoftuar për progresin në rrafshin ekonomik, rezultatet e luftimit të korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit të reflektuara edhe në raportet ndërkombëtare.

“E falënderoi për rolin historik dhe aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë dhe për sigurinë dhe paqen e rajonit, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme dypartiake ndaj shtetit të Kosovës në çdo etapë të zhvillimit”.

Në njoftim thuhet se u pajtuan që të vazhdojmë të punojmë së bashku për të promovuar vlerat dhe interesat e përbashkëta të dy shteteve, duke përfshirë investimet në infrastrukturë dhe bashkëpunimin ekonomik, në dritën e vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të hequr tarifën ndaj produkteve me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.