By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
November 22, 2025
Rama për Ditën e Alfabetit: Shqipja vulosi rrugën drejt së ardhmes
November 22, 2025
9 MUAJ TURP POLITIK: 120 deputetë hanë 2 milionë euro, populli hanë zhgënjim!
November 22, 2025
Trafiku Urban’: Qarkullimi i autobusëve rrezikon të pezullohet plotësisht
November 22, 2025
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK në veri: Angazhim për qytetarët dhe thirrje për votë më 12 tetor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > PDK në veri: Angazhim për qytetarët dhe thirrje për votë më 12 tetor
Uncategorized

PDK në veri: Angazhim për qytetarët dhe thirrje për votë më 12 tetor

Kosova Times
Last updated: 2025/09/28 at 6:35 PM
Kosova Times Published September 28, 2025
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës ka zhvendosur këtë të dielë fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në komunat veriore të vendit, duke mbajtur një tubim në Çabër të Zubin Potokut. PDK theksoi se do të angazhohet për të gjithë qytetarët pa dallim, ndërsa çdo votë në këtë pjesë e konsideroi si vlerë të shtuar për partinë.

 

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm për partinë, e cila, sipas tij, tashmë është e shtrirë në çdo pjesë të territorit të Kosovës. Ai falënderoi kryetarët shqiptarë në komunat veriore, duke theksuar se qeverisja atje nuk ka qenë e lehtë.

Krasniqi theksoi se PDK nuk i është frikësuar sfidave dhe kërkoi punë të pandalshme për mbështetjen e katër kandidatëve të partisë.

“Sonte nuk jemi këtu vetëm për të parë prapa, por për të shikuar përpara drejt së ardhmes. Përveç Ilirit e Izmirit, kemi edhe dy kandidatë të jashtëzakonshëm. Ne në PDK jemi krenarë me secilin prej jush. Sot jemi këtu për t’u zotuar para qytetarëve dhe për t’u mobilizuar maksimalisht deri më 12 tetor. Ne nuk iu frikësohemi sfidave, përkundrazi ato na frymëzojnë”, deklaroi Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tha se janë të vendosur të sjellin zhvillim dhe përfaqësim të dinjitetshëm, ku të gjithë qytetarët do të ndihen të barabartë. Ai renditi dhjetë prioritete për komunën, me theks të veçantë tek bujqësia, blegtoria dhe infrastruktura.

“Vendosni për të ardhmen tuaj, vendosni më mirë për Zubin Potokun. Programi ynë parasheh investime në bujqësi, blegtori dhe në infrastrukturën rrugore”, tha Izmir Zeqiri, kandidat i PDK-së për Zubin Potokun.

Nga Çabri, Zeqiri përcolli përshëndetje edhe për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, të cilët po mbahen në Hagë.

Ndërkaq, kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Flutura Hamza, theksoi se synimi i saj është përkrahja e qytetarëve pa dallim.

“Do të jemi gjithmonë pranë qytetarëve, pa dallime partiake e etnike, vetëm në funksion të përmirësimit të gjendjes reale në terren dhe duke pasur parasysh interesat e tyre”, deklaroi  Flutura Hamza, kandidate e PDK-së për Mitrovicën Veriore,

Në tubimin e PDK-së në Çabër morën pjesë edhe kryetarë e nënkryetarë shqiptarë të komunave veriore, si dhe kandidatët e kësaj partie për këto komuna.

You Might Also Like

Punëtorët e RTK-së pa paga në Ditën Botërore të Televizionit

Kapen 120 kilogramë drogë në një autobus në Prishtinë, në pranga shoferi

Kurti fton deputetët për formimin e komisioneve palramentare

A pini ujë mineral? Shumë veta as nuk janë të vetëdijshëm për efektet e tij në trup

Vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

Kosova Times September 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj/ Portugezi Ruben Saraiva del para Gjykatës për t’u njohur me provat e reja

Kosova Times Kosova Times October 9, 2024
Inspektorati Sanitar njofton për mbylljen e pishinës së Gërmisë
Mbi 50 persona përfunduan në spital pasi një vagon me amoniak u përmbys në Serbi
Donald Trump Jr. dëshmon në gjyqin për mashtrim financiar kundër babait të tij
IHEF i kërkon Qeverisë fokusim të investimet e huaja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?