Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni janë ndaluar gjashtë automjete transportuese (kamionë) me targa vendore, të cilat transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

“Automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar, ndërsa për procedurat e mëtejme ligjore janë njoftuar zyrtarët e pylltarisë”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se në bashkëpunim me zyrtarët e pylltarisë, do të vazhdojë angazhimin në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të paligjshëm të drunjve.

Tutje Policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë duke raportuar rastet e dyshimta .