By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Karan pas shpalljes së fitores: Do të vazhdojmë me forcë edhe më të madhe aty ku e lamë
November 23, 2025
Spiunazhi i Kinës në Evropë po thellohet dhe është më i sofistikuar sesa pranohet
November 23, 2025
Izraeli vrau komandantin ushtarak të Hezbollahut
November 23, 2025
Gazetari kroat për RTK:Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’
November 23, 2025
Rubio i quan bisedimet për Ukrainën si më frytdhënëset deri tani
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish-manjati rus dhe i burgosuri politik: Vetëm një gjë mund ta ndalë Putinin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ish-manjati rus dhe i burgosuri politik: Vetëm një gjë mund ta ndalë Putinin
Rajon / Botë

Ish-manjati rus dhe i burgosuri politik: Vetëm një gjë mund ta ndalë Putinin

Kosova Times
Last updated: 2025/09/29 at 10:49 AM
Kosova Times Published September 29, 2025
Share
SHARE

Ish-i burgosuri politik, Mikhail Khodorkovsky, beson se Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të ndalet kurrë nën presionin e sanksioneve ekonomike, siç duket se beson Evropa, shkruan Politico.

Në tekstin e autorit, ai thekson se Perëndimi gabon kur beson se një goditje financiare ndaj Moskës do të jetë e mjaftueshme për të ndryshuar rrjedhën e luftës në Ukrainë.

“Ajo që nevojitet nuk është vetëm ndëshkimi, por edhe parandalimi. Sanksionet që nuk shoqërohen me gatishmërinë për të përdorur forcën ushtarake nuk do të kenë kurrë sukses”, thotë Khodorkovsky, duke shtuar se dronët rusë po i testojnë gjithnjë e më hapur kufijtë e NATO-s.

Ai deklaron se lufta e Putinit nuk motivohet nga dëshira për kontroll ekonomik mbi Ukrainën, por nga qëllimi për të rivendosur dominimin që Moska kishte gjatë shekullit të 20-të. Ai thekson se Bashkimi Evropian u përgjigj me masa të tilla si kufizimi i importit të produkteve ruse të energjisë dhe futja e kufizimeve të çmimeve, të cilat, thotë ai, patën një efekt minimal.

Sipas tij, Perëndimi gabon kur niset nga vlerat e veta demokratike dhe beson se shoqëria ruse do të reagojë ndaj presionit në të njëjtën mënyrë.

“Për Putinin, interesat kombëtare janë gjithmonë më të rëndësishme se opinioni publik dhe Moska mund të kompensojë lehtësisht humbjen prej 40 miliardë dollarësh në vit nga zhvlerësimi i rublës”, shpjegon ai, raporton Oslobođenje .

Khodorkovsky kujton faktin se vendet evropiane ishin të rezervuara që në fillim për një ndërprerje të plotë të bashkëpunimit me Moskën, ndërsa Uashingtoni priste që energjia e tyre të zëvendësohej nga nafta dhe gazi amerikan, me një çmim të lartë.

“Trump me të drejtë i kritikoi udhëheqësit evropianë për hipokrizinë e tyre, por as administrata e Bidenit nuk e fsheh se zëvendësimi i burimeve ruse të energjisë do të kishte çmimin e vet”, thekson ai.

Ai vëren se sanksionet teknologjike mund të forcohen duke futur kontrolle mbi produktet që Kina nuk mund t’i furnizojë, por efektet do të jenë të kufizuara.

“Regjimi i Putinit është bazuar në mashtrim dhe paligjshmëri që nga fillimi. Anashkalimi i sanksioneve është vetëm një vështirësi dytësore për të”, thekson Khodorkovsky.

Ai arrin në përfundimin se e vetmja mënyrë për ta detyruar Rusinë të tërhiqet është forcimi masiv dhe i përhershëm i forcave të NATO-s.

“Asgjë tjetër nuk do të jetë mjaftueshëm vendimtare. Kjo është lufta e kohës sonë dhe një kërcënim ekzistencial që kërkon një përgjigje pa kompromis”, paralajmëroi Khodorovsky.

 

You Might Also Like

Karan pas shpalljes së fitores: Do të vazhdojmë me forcë edhe më të madhe aty ku e lamë

Spiunazhi i Kinës në Evropë po thellohet dhe është më i sofistikuar sesa pranohet

Izraeli vrau komandantin ushtarak të Hezbollahut

Rubio i quan bisedimet për Ukrainën si më frytdhënëset deri tani

Një djalë në Itali u maskua si nënë e tij e ndjere për vite me radhë për të marrë pensionin e saj

Kosova Times September 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Salcë greke për pulë

Kosova Times Kosova Times October 16, 2024
“Çfarëdo ankese që bën… pacienti del gabim”
KK i Mitrovicës së Veriut anulon seancën e jashtëzakonshme
Kosova e 26-ta në ranglistën e EHF-së
Deshton sesioni kolektiv i Putinit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?